Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Strijat ne gjoks

Pershendetje gjinekologe! Jam ne javen e 19 te shtatzenise dhe eshte shtatzenia ime e pare. Kohet e fundit ne gjoks me kane dale disa strija, qe jane si vija te kuqe. Dua t`ju pyes se cfare medikamenti mund te perdor dhe a do te me hiqen sepse duken shume dhe jane shume te shemtuara? Ju faleminderit.

Elona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuar zonjë.

Në mënyrë të përgjithshme mund të thuhet se, striat nuk parandalohen. Shkaqet kryesore të formimit të tyre, janë gjendja e shtatzënë si dhe shtimi në peshë në mënyrë të shpejtë. Por këto faktor, gjejnë terren kryesisht në lëkurë jo elastike.

Nuk ekzistojnë medikamente për t’i hequr ato nëse janë formuar. Metoda të tjera edhe ka, edhe përdoren. Në tregun farmaceutik, gjenden preparate të cilat përmirësojnë situatën qoftë edhe estetikisht. Unë të rekomandoj që preparatin që do përdorësh, të marrësh nga mjeku dermatolog. Ai vlerëson gjendjen e lëkurës, dhe është specialisti i cili garanton që preparati që do përdorësh ka efekt pozitiv dhe nuk ka efekte anësore.

Uroj që që sa më shpejt të kesh konfortin estetik.

/komuniteti