Rreth vonesës së menstruacioneve
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina
Pershendetje Nita,
Nga barnat te cilat ke shkruar nuk lejohet qe te perdoret gjate shtatzenise dhe gjidhenies cipronatin.
Nita, te rekomandoj qe shtatzenine ta fillosh pasi te kesh perfunduar mjekimet. Bari qe je duke marre nuk rekomandohet qe te merret jo vetem gjate shtatzenise, por edhe tek femijet deri ne moshen 14 vjeç per shkak se ndikon ne kercin e nyjeve. Do te ishte nje situate shume e sikletshme sikur te konstatohej se je shtatzene, nderkohe qe ke marre keto barna.
Nese gjithçka do te jete ne rregull me organizmin tend, konsideroj se mund ta planifikosh nje shtatzeni te re (por pa perdorur barna te cilat jane te rrezikshme gjate shtatzenise).
Gjithe te mirat.


Përshëndetje doktor, desha të ju pyes që a ndikojne barnat që jam duke i përdorur në ciklin e këtij muaji, barnat që jam duke i përdor janë: Vitabiocics Feroglobin, Cipronatin dhe Meclon vaginal. Dhe është e dëmshme që në rast të mbetjes shtatzën pas abortit por jo pas 6 muajve që është e parapare por pas 3, ka ndonjë problem për këtë. Nuk e di a jam apo nuk jam shtatzën por vetëm që cikli më është vonuar se gjithmonë qdo 28 ditë e kam, pres përgjigjien tënde. Gjithsesi faleminderit shumë.