javë pas jave
Përshëndetje zonjë.
Sytë, (strabizmi) nuk është specialiteti im, megjithatë për mundimin që ke marrë do të të jap përgjigje aq sa di mbi këtë problem.
Është e diskutueshme që 2-3% e fëmijëve, lindin me strabizëm. Strabizmi, klasifikohet si dembelizëm i syrit. Fëmijët deri rreth moshës 1 muaj, shohin hije. Më pas, atyre u qartësohet ambjenti ku jetojnë si dhe fillojnë të shikojnë ngjyrat. Studimet tregojnë se këtu fillon problemi i strabizmit, ky njëri sy ose të dy sytë, tregohen dembelë e nuk shoqërojnë objektet paralelisht apo të dy njëkohësisht. Kjo është shkarja e syrit. Unë di, se studimet nuk tregojnë se trashigimnia është shkak i strabizmit, ashtu si nuk tregojnë se nga faktor prindëror strabizmi është i pranishëm. Ato tregojnë, se strabizmi është problem individual, qofshim edhe kur u ndodh në dy vëllezër.
Fina, nëse ka pasaktësi sa më sipër, të kërkoj ndjesë. Por tani, më shumë dua të përqëndrohem në atë që unë besoj se është më thelbësore për fëmijët e ty. Mos u merr me prejadhjen e strabizmit të tyre. Merru dhe kërko zgjidhje, për të rregulluar difektin që ata kanë. Mosha është shumë domethënese, sepse sa më e re të jetë mosha e ndërhyrjes qoftë me syze apo deri edhe tek operacionet, rezultatet kanë treguar arritje të larta.
Duke të uruar sinqerisht shërim të shpejtë të fëmijëve të ty, shpresoj të kem qënë e vlefshme me përgjigjen time.


Miredita doktoreshe. Kam nevoje per ndihmen tuaj lidhur me pyetjen.2 femijet me kane lindur me strabilizem te syve. Bashkeshorti dhe une trashegim nuk e kemi ne familjet tona. Bashkeshorti im kur ka qene 13 vjec eshte bere operacion prej kukave dmth. per kembe. A mundet te ndikoje operacioni i burrit lidhur me femijet, anastezioni qe ka marre burri apo te lutem me trego pak per strabilizem prej cka rrjedh kjo, kur ne familje se kemi trashegim dhe pse dy femijet te lutem me trego lidhur me pyetjen une jam ne pritje te pergjigjes suaj kuptohet mendimit tuaj aq sa mundesh te falanderoj, pune te mbare nga Fina.