javë pas jave
Përshëndetje Eriona.
Të tilla ndryshime në ciklin menstrual, njihen në gjinekologji. Këto mund të vijnë për shkaqe të ndryshme. Unë po përmënd dy më kryesoret. Së pari, duhet të realizosh një vizitë gjinekologjike për të vlerësuar qafën e mitrës, pasi dhe një polip i kanalit cervical mund të japë të tilla ndryshime dhe shqetësime. Gjithashtu mendoj se është i domosdoshëm një ekzaminim ekografik, për të vlerësuar gjendjen e vezoreve. Së dyti, nëse nga vizita gjinekologjike dhe ekografike nuk përcaktohet ndonjë shkak, atëherë mund të jetë një problem hormonal për të cilin duhet të bësh disa analiza hormonale. Megjithatë nuk përjashtohen edhe shkaqe të tjera, që kanë sjellë situatën që përshkruan.
Pasi t’i kesh kryer këto vizita dhe analiza, shpresoj që situata do të përmirësohet me trajtime mjeksore.


Jam nje vajze 27 vjece. Ksha nje problem lidhur me ciklin menstrual. Kam me shume se 4 muaj qe ciklin e kam 27-28 dite. Para nje muaji kur kisha daten per ciklin ne dt 19, 5 dite me pare me erdhen sekrecione me ngjyre kafe pak gjate dites deri sa ne date 19 me erdhen me ngjyre te kuqe te cilat zgjaten ne mbaj mend mire 6 dite por ne sasi te vogla. Dy dite nuk pata mendova se mbaroi cikli ndersa diten e trete pata leng sekrecione ne forme lengu me ngjyre te kafe. Me pas me vinin si copa te vogla ngjyre kafe. Sot eshte data 10 shkurt dhe perseri kam por me ngjyre te kuqrremte dhe kam pak dhimbje beli. Gjthashtu gjate dites qe kisha sekrecione te kafta kisha dhe pak djegie urine gjate urinimit. Ju lutem mund te me thoni se cfare kam dhe a eshte serioze. Eshte hera e pare qe me ndodhe te kem sekrecione mbas ciklit. Ju falenderoj per mundesine qe na jepni te konsultohemi online. Ju uroj pune dhe dite te mbare.