Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tapa mukoide

Dr. Dashta me te pyet kjo tapa mukoide a ka funksion tjeter apo vetem e mbyll qafen e mitres, se jam e shqetesume qe ka fillu me dal pasi po mundohem me shty deri pas javes 37 lindjen. Pyetja e dyte placenta e ka mberri pjekurine e shkalles 3, kjo a paraqet problem per beben nese nuk lindi edhe 2 jave ku tamani i mbush 37? Te pershendes, shume faleminderit.

Minushe Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Azemine

Me sa më shkruan, po kuptoj se je shumë e shqetësuar dhe për më tepër këtë shqetësim po e rrit artificialisht. Mos u streso, qoftë edhe duke bërë pyetje mbi vazhdimësinë e ecurisë së shtatzënisë. Tashmë për shtatzëninë, është e rëndësishme të jesh e qetë dhe të zbatosh këshillat mjeksore. Qëndro sa më shumë shtrirë, pa kryer punë të lodhëshme apo qëndrime të gjata në këmbë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti