Problemi pas lindjes
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Laura
Plaga e qepjes së epiziotomisë, duhet të trajtohet deri në mbyllje të plotë. Mundohu që vendin për rreth plagës, ta mbash sa më pastër duke e pastruar me solucione farmaceutike për tu ruajtur nga një infeksion i mundshëm.
Nuk më duket normale që edhe pas 5-së javësh, plaga të jetë akoma e hapur. Kontakto përsëri mjeken që të ka pritur lindjen dhe shpjegoja situatën. Deri në shërim të plagës, mos kryej marrëdhënie seksuale sepse mund të keqësohet apo infektohet plaga.
Të uroj gjithë të mirat.


E nderuar doktoreshe, para 5 jave kam pasur lindjen e pare, gjithcka shkoi shume mire por me kane bere nje prerje ne anen e djathte te vagines. 3 jave pas lindjes isha ne kontroll tek gjinekologia dhe ajo me tha se nje pe me ka rene para kohe ne vendin e prere por qe do ngjitet vet nuk ka nevoje te qepet perseri. Por tash edhe pas 5 jave aty nuk eshte ngjitur dhe ndonjehere seq ndjej dhembje ne ate vend, ajo me tha te shperlahem me uje me kripe por nuk e di se cfare efekti mund te kete kjo? Kam lexuar se pas 6 jave mund te fillohen marredheniet seksuale por mua qe nuk mu ngjit e prera a duhet te pres me shume apo te beje edhe nje vizite tjeter? Me fal qe e zgjata, te uroj gjithe te mirat.