Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia e padëshiruar

Ju pershendes shume, e kam nje pyetje, burrin nuk e kam pasur ketu qe 1 vit, dhe kur erdhi kishim marredhenie njehere mbasi i kreva menstruacionet dhe nuk perdorem asgje per mbrojtje, tash me ka hy frika mos kam mbetur shtatzene. A mund ta verej menjehere pa me ardhur koha menstruacioneve, sepse nuk dua njehere, nuk jam ne gjendje te mbese shtatzene njehere jam shume e semure, ju flm shume.

Ermira (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Ermira, ekziston analiza që quhet beta HCG e cila dozon gonadotropinat korionike. Gonadotropinat korionike ekzistojnë në gjakun e gruas shtatzënë, nga fillimet e fertilizimit/e mbetjes shtatzënë. Nëse titri del i lartë, tregon për shtatzëni.

Mënyra se si më shkruan, tregon se je shumë e stresuar Ermira. Pavarësisht nga arsyet të cilat nuk i kërkoj, të sygjeroj që shtatzëninë e padëshiruar mund të shmangësh me përdorimin e një nga metodat e kontracepsionit. Me qetësi, durim dhe kurajo thuaja edhe burrit. Do të jesh më e qetë, nëse e bisedon më burrin për mosdëshirën dhe pamundësinë e një shtatzënie në këtë periudhë të jetës tënde/tuajën. Shpresoj që ai do të të përkrahë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti