Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth grupit të gjakut

Pershendetje, une jam Fitore Thaqi dhe e kam nje pyetje per ju. Jam ne muajin e 7 te shtatzanise dhe e kam grupin e gjakut A negativ ndersa burri im A pozitiv. A duhet qe ta marre ate injeksionin rogam ne muajin e 7 apo pas lindjes? Sepse gjinekologu im me ka thane nese femija eshte negativ ske nevoje me marre rogamin e neqoftese eshte pozitiv po. Edhe a eshte dicka rrezik po qe se lind femija rh pozitiv?

Fitore Thaqi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fitore

Unë të rekomandoj të marrësh imunoglobinën mbrojtëse rreth javës së 28-të të shtatzënisë. Mundet edhe të veprosh ashtu si të ka rekomanduar mjeku. Për të mësuar më shumë mbi problemin e faktorit rhezus negativ, si dhe arsyen se përse të rekomandoj ta bësh imunoglobulinën mbrojtëse në javën e 28-të, të këshilloj ta lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/analiza-dhe-teste/rh-faktori

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti