Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tensioni i ulët gjatë shtatzënisë

Pershendetje, jam ne muajin e 3 te shtatzenise, tensionin e kam shume te ulet 99 me 64...çfare te bej, po frikesohem per beben, çfare te perdore? Faleminderit shume.

Egzona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Egzona.

Deri në fund të muajit të tretë të shtatzënisë, tek një numër i madh grash, tensioni arterial sistolik është i ulur. Nëqoftëse ky hipotension nuk shoqërohet me marrje mëndsh apo me gjendje të fikti, nuk ka arsye të shqetësohesh. Në rast se ke shenjat që përmënda më lart, në ndihmën tënde do të ishte marrja e lëngjeve nga goja apo intraven. Mjeku mund të të ndihmojë edhe me preparate mjeksore, nëse e vlerson që situata është e vështirë.

Uroj të kalosh një shtatzëni normale.

/komuniteti