Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lëvizjeve të bebit

Pershendetje, ju lutem me tregoni. Deshiroj edhe juve tja bej nje pyetje, jam ne javen e 15 te shtatzanise por qe tri dite nuk i degjoj levizjet e bebes... a eshte ndonje problem se ka degju se ka mundesi mos me leviz se eshte fillimi i shtatzanise, dhe ne cilen jave degjohen levizjet e bebes nese atehere une i kam ndegju me heret pse ka ndodhur kjo tek? Une jam bere merak se kam pas nje abort para kater muajve?!

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dije

Në mënyrë të përgjithshme, lëvizjet e fetusit te shtatzënat në lindjen e parë, ndigjohen rreth javës së 22-të. Ndërsa te shtatzënat në lindjet e dyta e më tej, lëvizjet e fetusit ndogjohen pas javës së 18-të. Por mund të ndodhë që lëvizjet të ndihen edhe më përpara ose pas këtyre periudhave.

Prandaj të rekomandoj të paraqitesh menjëherë te mjeku, për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë dhe konfirmuar se çdo gjë është normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti