Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

E shqetësuar rreth bebit poshtë

E nderuar doktoreshe! Ka 2 jave qe e kam ndjere bebin te stomaku poshte, ndersa keto dite e ndjej ne fund te barkut si rrahje, taman si gjuajtje. Jam ne javen e 21. Po lexoja sot qe kur femija eshte poshte, shtatzania ka probleme. Ju lutem me tregoni, pasi u shqetesova vertete.

Eni Deon (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Enia

Fetusi mund të ndihet poshtë, lart, majtas apo djathtas, por kjo varet nga pozicioni i tij dhe vëndi ku godasin këmbët. Meqënëse je në javën e 21-të, kontakto mjekun për të bërë analizat komplet të urinës si dhe një ekzaminim ekografik obstetrikal për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Kujtameri (14 vite më parë)
Pershendetje, jam ne javen e 34 te shtatzanise, jam e shqtesuar sepse ka 1 jave qe bera kontrolle dhe me tha dr qe bebi eshte me koken larte por me tha qe te shtrihem ne krahun e majte bebi po leviz ne fund te barkut me shume ndersa rreth kerthizes nga ana e djathte degjoj si lloj shtyerje, si shtrengim, ju lutem me keshilloni dicka a do kthehet bebi me koken poshte gjate lindjes?

/komuniteti