Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Korseja

Jam nene per here te pare dhe kam lindur me operacion. Djalin e kam dy muajsh. Me ka ngelur pak bark. Nuk kam vendosur korse se me thane qe si ben mire plages. Doja te dija nese e vendos tani korsen a me iken barku?

Bruna (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bruna.

Rekomandohet që fill pas lindjes në mënyrë natyrale, të vendoset korseja. Ndërsa tek gratë që lindin me operacion, ajo vendoset pas heqjes së penjve gjithnjë kur plaga operatore është e mbyllur.

Atëherë edhe ti Bruna, kur të të shërohet plaga operatore vendos korse. Por nuk besoj se korseja bën që të të ikë barku, megjithëse ajo ndihmon për një paraqitje sa me estetike. Rikthimi i barkut në gjendjen përpara shtatzënisë, mund të bëhet me dietë dhe gjimnastikë. Për kushte të veçanta, ekzistojnë edhe mënyra të tjera për rregullimin estetik të barkut siç janë ndërhyrjet operatore.

Uroj që problemin ta zgjidhësh sa më shpejt.

/komuniteti