Infeksioni Kandida
Egla ...
(14 vite më parë)
Përshëndetje Egla
Kandidoza është sëmundje infektive e cila nëse kurohet mirë, nuk jep probleme dhe shqetësime të mëvonshme. Është e rëndësishme që trajtimi dhe kujdesi për tu mos përsëritur, të jetë i plotë. Nëse përsëritet tre-katër herë në vit, trajtimi duhet të jetë i fuqishëm dhe afat gjatë.
Çrregullimet mestruale nuk vijnë nga prania e kandidozës. Mundet që shkak të jetë edhe stresi që i ke krijuar vetes. Kandidoza nuk është faktor për mos mbetjen shtatëznë, ndërsa stresi është i klasifikuar si faktor për mos mbetjen shtatznë.
Të uroj gjithë të mirat dhe jeto e qetë e pa strese të kota.
Pershendetje doktoreshe, kam 4 vite e fejuar dhe skam pas asnje problem, tani jam ne bashkejetese dhe kam dale me nje tip infeksioni kandida mos gaboj dhe po kurohemi te dy. Doja te dija a ka mundesi te perseritet? Kam pas gjithashtu crregullime te menstruacioneve dhe doktori me ka thene vetem nga stresi, a rrezikoj te mos ngel shtatzane me vone? Faleminderit me respekt Egla.