Menstruacione të crregullta
Maria Bleta
(14 vite më parë)
Përshëndetje Maria
Çrregullimi menstrual, është faktor shumë i rëndësishëm për fillimin e shtatzënisë. Prandaj kontakto mjekun obstetër-gjinekolog, sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse dyshon për shtatzëni, bëj një test për të verifikuar situatën.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, eshte e habitshme, kane kaluar 6 vjet prej heres se pare qe pata ciklin, dhe akoma sot eshte i crregullt te une, shume i crregullt do thosha. Jam 21 vjece dhe arsyeja per te cilen po shkruaj eshte se dicka e tille me ka krijuar shume pyetje si psh.: a do kete probleme me vone nese do te mbetem shtatzane? A ndikon ne formimin e shendetshem te femijes? Dhe mbi te gjitha pse? Pse keto crregullime sidomos kete radhe qe prej 16 marsit? Dhe nuk po shikoj te vetja ndonje ndryshim apo shenja shtatzanie?