Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas abortit

Pershendetje Dr. Para nje viti pata nje missed abort normal pas D&C mora antibiotik dhe aspirin per 10 dite. Mbas dy muajsh pata sekrecione vaginale te shtuara pa ere e ngjyre. U vizitova dhe u diagnostikova me pseudomonas aeroginoza fillimisht mora capsule vaginale antimykotik dhe me pas antibiotik dhe capsula vaginale. Kam 20 qe kam mbaruar mjekimin jam mire. Pyetja ime eshte: a eshte koha e pershtatshme per te tentuar per te ngele shtatzane dhe sa kohe me perpara duhet te nderpres grafit duke qene se punoj ne nje klinike dentare mgjth kam rreth 1 muaj qe nuk i perdore. Ju falenderoj dhe jam ne pritje te nje pergjigje.

Albana Alba (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albana

Është koha e përshtatshme për të nisur shtatzëninë. Rekomandohet që deri tre muaj përpara fillimit të shtatzënisë të merret acid folik, i cili parandalon keqformimet e tubit neural të fetusit. Meqënëse kërkon shtatzëni, rekomandohet mos ekspozimi në rezet x deri në lindje.

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti