Hapja në javën e 25
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Arbnora
Hapja e qafës së mitrës në javën e 25-të, nuk është normale. Nëse ka ndodhur kështu, duhet që rregjimin ta ndryshosh dhe të kesh kujdes më të madh sesa kur qafa e mitrës nuk është e hapur. Një nga këshillat e parë, është rregjimi i shtratit dhe largimi nga puna e lodhshme dhe qëndrimet apo ecjet e gjata. Nëse situata nuk përmirësohet, rregjimi i shtatit duhet të bëhet absolut dhe mundet që mjeku të të rekomandoj edhe trajtime medikamentoze për të dominuar kontraksionet.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 25te te shtatzanise, eshte shtatzania ime e pare, gjate kontrolles qe bera te gjinokologu, zhvillimi i bebes vazhdon mire, por mua me tha qe je hapur pak nuk tregoj sa me tha te mos merakosem te vazhdoj cdo gje si me pare. Deshta te ju pyes a eshte kjo normale ne kete moshe te shtatzanise apo duhet ndermare dicka? Faleminderit.