Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Parametrat e kokës

Pershendetje, jam ne javen e 30 e sot isha ne kontrolle te mjeku me tha qe parametrat e kokes se foshnjes jane me te vogla se sa eshte normale, placenta tha u pjek heret dhe jane disa si vija te kuqe ne to e si duket e ka pengu zhvillimin e foshnjes me tha qe ke me lind nje foshnje te vogel se nuk mundet me e arrit normalen 3400. Nese usheqehem me shume a mundet me arrit peshen e normales foshnja ime a po eshte vone tash? Faleminderit shume.

Sara Haliti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Saranda

Ushqimi është faktor i rëndësishëm në ecurinë e shtatzënisë dhe madhësinë e fëmijës. Por studimet kanë treguar se pesha e lindjes së fëmijëve, nuk është determinate në zhvillimin psikomotor të fëmijës. Prandaj të këshilloj, që mos e ushqe vetem ne stres por qëndro e qetë, ushqehu pa e tepruar dhe kujdesohu për ecurinë normale të shtatzënisë..

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti