Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lëvizjeve të bebit dhe shtatzënisë

Doktoreshe pershendetje, une tani para dy ore e degjova levizjen e bebes por po kam dhimbje mjedisi dhe barku kur po rri shtrire, kam edhe sekrecione te bardha por kam qene te mjekja e kam bere analizen e urines, me ka dale shume bakterie. Jam tani duke i perdore disa hapa cdo tete ore nga nje, tani sekrecione kam me pak. Por me brengos edhe nje qe se nuk po uritem si perpara, me tregoni ju lutem shume... flm per mirekuptim.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lavdije

Mesa përshkruan, ndonjë infeksion urinar është i pranishëm. Mirë do ishte që të bëje edhe një analizë të sekrecioneve vaginale. E rëndësishme është që infeksioni duhet të trajtohet. Pres të më përshkruash diagnozën dhe preparatet që të ka përshkruar mjekja.

Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti