Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli pas lindjes

I nderuar doktor. Kam vajzen 5 muajshe dhe e kam lindur me operacion. Para se te mbetem shtatzene kisha cikel te cregullt dhe ate ne 2-3 muaj. Pas lindjes dhe gjakderdhjes 3 javeshe kam pas 2 here menstracione te regullta. Por ja qe nje muaj e gjysem nuk kam. A ka gjasa te jem perseri shtatzene (edhe pse kujdesemi) apo ndoshta perseri do te kem cikel te cregullt? Nese eventualisht jam shtatzane a shkakton ndonje problem ajo qe para 5 muaj e gjysem kam lind me cezare? Ju falenderoj pe pergjigjen. Ju uroj gjithe te mirat.

Lejla Emrullai (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Lejla

Pas lindjes është normale të kesh cikël menstrual të çrregullt. Por, si fillim duhet të vërtetohet nëse shtatzënia ka filluar apo jo. Për këtë duhet të bësh test të shtatzënisë ose të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të bërë beta HCG.

Nëse testi rezulton negativ atëherë të rekomandoj të përdoresh një nga metodat e planifikimit familjar në linkun e mëposhtëm, për t`u mbrojtur nga shtatzënia e padëshiruar:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-planifikimi-familjar-pas-lindjes-

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti