Rezus 0 negativ!
Mei Mara
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Protokolli që ndiqet për femrat me rhezus negative të imunizuara është; çdo muaj duhet të bëhet përsëritja e titrit të antitrupave amtare. Nëpërmjet tij vlerësohet anemia hemolitike fetale. Aplikimi i imunoglobulinës fillon në javën e 28-29 dhe përsëritet në javën e 32-të të shatztënisë.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresha. Ju falenderoj per ndihmen qe na jepni. Jam ne javen e 9-10 te shtatzanise. Kam rezus 0 negativ. Para 1 viti e gjysem kam bere abort spontan ne javen e 7, por mjeku pa e ditur rezusin tim, nuk me tha te beja imunoglobinen dhe une nuk e dija qe duhet te beja kete analize. Die ne viziten e radhes mjeku tjeter gjinekolog qe ndjek shtatzanine aktuale, me beri me dije, qe duhet te kisha bere kete analizen e imunoglobines. Bashkeshorti im eshte rezus pozitiv. Jam shume e shqetesuar se titri i imunizmimit me doli pozitiv. Cfare problemesh paraqet kjo tek fetusi? Cfare duhet te bej per menjanimin e problemeve? Ju lutem me ndihmoni, jam shume e shqetesuar per kete problem. Ju falenderoj dhe jam ne pritje te pergjigjes tuaj.