Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hapja në javën e 25

Pershendetje. Une jam ne javen e 25-te dhe kur isha te mjeku im me tha qe jam hapur pak, desha te di a eshte kjo e rrezikshme apo jo? Nganjehere kam dhimbje ne fund te barkut dhe shpines.

Besa X (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa

Hapja e qafës së mitrës në javën e 25-të të shtatzënisë, nuk është normale. Prandaj duhet të mbash rregjim shtrati dhe ti largohesh punëve të rënda dhe qëndrimeve në këmbë apo ecjeve të gjata. Nëse dhimbjet që ankon, kanë të bëjnë me kontraksionet uterine, mjeku duhet të përshkruaj preparate për të rilashuar muskujt të barkut dhe mitrës me qëllim për të parandaluar një lindje të parakohëshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti