Dhimbje në gji
Rezarta Abazi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Rezarta
Ankesa që përshkruan, mund të jetë fillimi i një infeksioneve të duktuseve galaktifere (tubat e qumështit), për të cilat është e nevojshme të drejtohesh te mjeku obstetër gjinekolog i cili do të konfirmoj diagnozën dhe do të japë trajtimin e nevojshëm.
Për të mësuar më shumë mbi problemet e gjirit, lexo artikullin e linkut të poshtë shënuar:
http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-keshilla-mbi-higjienen-dhe-shendetin-e-gjirit
Të uroj gjithë të mirat.
Doktoreshe e nderuar. Kam nje femije 13 muajsh qe ende e ushqej me gji. Ditet e fundit me eshte shfaqur dhimbje ne gjirin e djathte. Djali pin ne te dy gjinjet por tani kam dhimbje te madhe kur i jap te pije ne gjirin e djathte. Dicka koker nuk kam verejtur por eshte pak e enjtur. Ju faleminderoj paraprakisht.