A kanë qenë këto ditët e ovulimit?
Valentina Vladi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Valentina
Në një cikël të rregullt menstrual prej 28-të ditësh, ditët e ovulacionit janë në ditëtn e 14-16, ku numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual. Uroj të kesh mbetur shtatzënë. Testi shtëpiak i shtatzënisë (testi i urinës), është testi më i shpejtë për të verifikuar fillimin e saj. Nëse ai nuk do të tregojë për praninë e shtatzënisë, në javën e parë pas ditës së pritshme të menstruacioneve bëj analizën e beta HCG-së.
Të uroj fat.
Dita e fundit ka qene me 16.04 dhe marredhenie kam patur me 28, 29, 30. Cikli me zgjat 28 dite, a kane qene keto ditet e ovulimit dhe cili test tregon ma heret a kam mbet shtatzane? Flm shume, pres pergjigjjen.