Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hapja në javën e 25të

Pershendetje doktoreshe,  jam ne javen e 25te te shtatzanise, gjate kontrolles qe bera te gjinekologu me tha qe kam filluar te hapem pak, me tha qe te mos merakosem se eshte normale. Me rekomandoi pushim se pak dy ore ne dite. Desha te ju pyes a eshte kjo normale ne kete moshe te shtatzanise? Faleminderit!

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbnora

Hapja e qafës së mitrës në javën e 25-të të shtatzënisë, nuk është normale. Prandaj duhet të mbash rregjim shtrati dhe ti largohesh punëve të rënda dhe qëndrime në këmbë apo ecjeve të gjata. Nëse dhimbjet që ankon, kanë të bëjnë me kontraksionet uterine, mjeku duhet të përshkruaj preparate për të rilashuar muskujt të barkut dhe mitrës me qëllim për të parandaluar një lindje të parakohëshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Adelina Maliqi (14 vite më parë)
Pershendetje, para nje jave kam lindur ne javen e 25 si pasoje e derdhjes se ujit. Isha te gjinekologu per vizite dhe pas kontrolles me tha qe je hapur pak dhe kam shkuar drejte e ne spital. Kam marre tokoliz me gynepral dhe izoptin per parandalim. Mirepo pas 10 oreve me eshte derdhur i tere uji i bebes, cka u dashte me lind. Beba ka lind e gjalle dhe ka jetuar dy dite. Po me intereson te di a u dashte me kete terapi une mos me pas probleme ne kete aspekt apo e kunderta?

/komuniteti