Sa kg duhen marrë gjatë shtatzënisë?
Fabiola Skreli
(14 vite më parë)
Përshëndetje Fabiola
Shtatzëna duhet të fitojë në peshë nga 10 gjer në 14 kilogramë, prandaj edhe shtimi yt në peshë gjatë shtatzënisë konsiderohet normal. Shtimi në peshë shkon gradualisht, më së paku fitohet në tremujorin e parë – gjithsejt dy kilogramë, ndërsa më së shumti dhe më së shpejti fitohet në tremujorin e tretë, rreth 500 gramë në javë.
Fabiola, e rëndësishme është, që shtatzënia ka ecuri normale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Prsh doktoreshe. Une jam rreth 30 javeshe shtatzane dhe deri me sot kam mare 10 kg, shqetesimi im eshte se kam filluar keto dite qe te kem shume uri per ushqim dhe ka momente qe nuk i rezistoj dot ushqimit (te tepert). Do doja te dija se sa eshte pesha normale qe duhet te shtoj deri ne fund te shtatzenise? Faleminderit.