Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth spermës

Pershendetje e nderuar gjinekologe, nje dite ishit e ftuar ne nje emison ne TV dhe ju ndjeka me vemendje dhe ishit shume e kuptueshme per gjitha ato qe i tregove dhe i shpjegove ate dite. Jam nje vajze e martuar qe 2 vite dhe ende nuk kemi femije, kemi marredhenie seksuale te shpeshta me burrin. Me intereson dicka, dhe doja tju pyesja dhe do doja te me jepnit nje pergjigje, burri im shpesh here me ka thene qe pas marredhenieve seksuale ta gelltis spermen e tij. Une se kam pranuar, por doja te dija a eshte rrezik dicka, a mund te ngel shtatzene dhe a ka mundesi te ndodh dicka nese e gelltis (apo e pije) spermen e burrit!? Dua te di dicka me shume, ju lutem me informoni?! Faleminderit per mirekuptimin, ngeleni e pershendetur.

Ilirjana Ceka (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilirjana

Që të filloj një shtatzëni, duhet që sperma të derdhet në vaginë ku duke kaluar qafën e mitrës, spermatozoidet drejtohet drejt tubave të Fallopit, nëse femra është në ditët e ovulacionit. Shkarkimi i spermës në gojë apo pirja e saj, nuk ka asnjë lloj influence për fillimin e shtatzënisë.

Meqënëse ke dy vjet pa shtatzëni, të këshilloj të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog, për të bërë vizitë dhe disa ekzaminime për të konstatuar shkakun e mos mbetjes shtatzënë. Mundet që ti ose bashkëshorti tënd, të keni nevojë për tu trajtuar me medikamente mjeksore.

Gjithë të mirat.

hasan noiku (13 vite më parë)
a hargjohet sperma

/komuniteti