Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kthimi i bebit me kokë poshtë

Pershendetje. Do doja te dija a eshte normale qe ne javen e 28 te shtatzanise bebi te kthehet me koke poshte, a perbene ndonje problem kjo gje qe ndodhi kaq heret se kam degjuar qe kjo ndodh ne muajin e fundit te shtatzanise? Faleminderit.

Fabiola Skreli (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Fabiola

Nuk ke përse të shqetësohesh. Bebet në barkun e nënës, bëjnë akrobacira nga më të habitshmet. Lejoje edhe ti bebin tënd që të lëvizë sipas qejfit të vet. Në fund të shtatzënisë është mirë që bebi të ketë këtë pozicion, pasi është pozicioni më i shkëlqyer e lindjes.

Por edhe po nuk e mori kpozicionin me kokë poshtë, ka zgjidhje të tjera që ai të lindë shëndoshë e mirë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Fabiola Skreli (14 vite më parë)
ju faleminderit

/komuniteti