Lindja para kohe
Ariana Syla
(14 vite më parë)
Përshëndetje Arjana
Më vjen keq për çfarë të ka ndodhur.
Mjeku obstetër gjinekog ku ti do të drejtohesh, e njeh rradhës e rekomandimeve dhe ekzaminimeve që janë të nevojshme për të bërë në këto raste. Ato bëhen hap pas hapi, duke përjashtuar mundësitë e dyshuara deri në gjetjen e një shkaku të mundshëm përse ka ndodhur aborti. Mundet që shkaqet të jenë të panjohura.
Rekomandohet që tentative për shtatzëninë e re, të fillohet 6-të muaj pas abortit.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje, para 1 jave humba shtatzanine per shkak te gjakderdhjeve dhe dhimbjeve, isha 21 javeshe dhe gati 3 muaj kam pasur nga pak gjakderdhje, humbja e bebit ishte shume e veshtire per t`u perballuar por edhe me e veshtire eshte tani per mua duke menduar se cdo te ndodh ne te ardhmen? Mos valle do te perseritet? Une kam nje vajze 3 vjeçare dhe kjo ishte shtatzania e dyte, ju lutem me tregoni çfare analiza duhet bere per ta vertetuar shkakun e asaj qe ndodhi dhe kur mund te mbetem shtatzene? sa kohe duhet te mbrohem?