Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Temperatura gjatë shtatzënisë

Pershendetje! jam ne fund te javes se shtate dhe ne fillim te javes se tete, problemi im eshte temperatura 37 deri ne 37 e dy viza, dhe kryesisht mbasditeve. Ju lutem me tregoni nese ka efekte te keqija per fetusin, dhe cfare mund te perdori per te ulur temperaturen? Faleminderit.

Lola (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola.

Unë mendoj se temperatura e trupit 37-37.5°C, është temperaturë normale e cila nuk shkakton asnjë pasojë tek nëna apo tek embrioni. Prandaj nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Nese temperatura rritet mbi 37.5°C, pa tjeter duhet gjetur shkaku dhe te merren masa per stabilizimin e saj.

Nuk e kuptoj përse pasditeve të rritet temperatura, por mundet që shkak të jetë intensiteti i punëve që ti kryen. Mundohu të jesh e njëtrajtshme, në aktivitetin tënd ditor.

Uroj që shtatzënia të vazhdojë me ecuri normale.

/komuniteti