Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mbi kandida-n dhe escheria coli-n në fillimet e shtatzënisë

E dashur doktoreshe! Urime per punen tuaj! Jam ne javen e tete te shtatzanise, kam bere analizat e sekrecioneve dhe me doli kandida dhe escheria coli. Mjekja me tha qe smund te te jap mjekim se demtohet fetusi. Me dha vetem acid borik pluhur per ta tretur ne uje, 6 luge kafeje ne 1,5l uje, per shperlarje gjate dites. Desha te di a me demtohet bebi nga ky myk dhe ky infeksion? A eshte e mundur qe te vazhdohet keshtu pa trajtimin e duhur mjekesor? Ju lutem me ndihmoni sepse jam shume ne merak. Faleminderit! Gjithe te mirat!

Loreta Llukaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Loreta

Trajtimi me antibiotikë, rekomandohet të përdoret pas javës së 12-të të shtatzënisë. prandaj mjekja ka të drejtë dhe lavanda që të ka rekomanduar është efikatëse për të ruajtur një gjenje të stabilizuar deri pas javës së 12-të.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Loreta Llukaj (14 vite më parë)
Falemnderit shume doktoreshe!Jeni e mrekullueshme.Ju uroj gjithe te mirat!

/komuniteti