Lëvizjet e bebit
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina
Përshëndetje Edita,
Lëvizjet e fëmijës në barkun e nënës fillojnë të ndihen të qarta rreth javës të 20-22 të shtatzënisë. Në fakt fetusi lëviz që në moshën 6-të javëshe, por lëvizjet e tij nuk ndihen nga nëna. Në javën e 27 të shtatzënisë, ju duhet t’i ndigjoni lëvizjet e fëmijës tuaj, disa herë në ditë.
Nëse ndodh ndryshe, ju rekomandoj që t’i drejtoheni mjekut tuaj gjinekolog. Bebi mund të lëvizë ose mund të mos lëvizë për arsye të ndryshme. Ndaj mjeku me anë të ekzaminimeve, do të mund të përcaktoj gjendjen shëndetsore të fëmijës tuaj, duke marrë masa për çdo situatë të mundshme.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktor, tash jam ne javen e 19 dhe jam pak ne merak sepse bebin e ndjej shume rralle duke levizur, a eshte normale kjo, jam ne merak shumme... te falenderoj shume per te gjitha pergjegjjet e deri tanishme.