Rreth shtatzënisë
Dafina Mulaku
(14 vite më parë)
Përshëndetje Dafina,
Periudha e shtatzënisë është koha kur ju duhet të ushqeheni mirë, me një dietë me vlera ushqyese. Një ushqyerje e rregullt nënkupton një ushqim të ekuilibruar, të shumëllojshëm dhe që përmban të gjitha lëndët ushqimore të domosdoshme për ruajtjen në mënyrë të përkryer të nevojave tuaja dhe të bebit brenda jush.
Pasi nuk më keni thënë se në cilën javë të shtatzënisë ndodheni, atëherë ju këshilloj që acidin folik duhet ta vazhdoni deri në javën e 12 të shtatzënisë.
Ju uroj çdo të mirë.
Pershendetje, ne javet e para te shtatzanise kam qene ne diete, a mundet me ndiku kjo dicka ne zhvillimin e femiut? Kisha pas deshire me me jep keshilla edhe cfare lloj vitaminash me i perdore? Per momentin jam duke perdorur acidin folik deri ne sa muaj eshte e rekomanduar te perdoret? Ju pershendes shume.