Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në cilën javë të shtatzënisë jam?

Pershendetje dr... sot isha te mjeku per kontrolle edhe me tha se sot kam hyre ne muajin e 5 po s`munda me e e pyet se cila jave jam me saktesisht... e nese mundeni me me tregu ju se ne cilen jave jam? Une diten e pare te mujoreve te fundit e kam pas me 30-12-2011. Mjeku me tha se daten e lindjes e kam me 8-10-2012 edhe dicka per peshen e bebit me tha se eshte 250 gr, a eshte normale kjo peshe? Ju flm shume.

Nadi <<>> Eda (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nadi

Mbështetur në datën 30.12.2011, si dita e parë e ciklit menstrual të fundit, shtatzënia ndodhet në javën e 18 plus 5 ditë. Data e mundshme e lindjes, është 7-8 tetor 2012. Pesha prej 250 gram e fetusit në këtë moshë të shtatzënisë, është pak a shumë normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti