javë pas jave
Pershendetje Pavlina,
Ne fakt qellimi i marrjes se klomidit eshte qe te mos te te vijne menstruacionet, domethene qe te mbetesh shtatzene. Klomidi ben stimulimin e vezoreve per te prodhuar me shume qeliza veze dhe ne kete menyre rriten gjasat qe te vie deri te shtatzenia.
Fakti qe testi i shpejte i shtatzenise ka dale negativ mund te jete per shkak se keto teste shpeshhere japin rezultate fallco. Eshte e mundur qe ndonese testi del me nje vije (domethene eshte negativ) ti te jesh shtatzene.
Per te marre vesh me siguri te qindperqindte se je apo jo shtatzene mund te besh caktimin e hormonit beta-hCG ne gjak. Ky hormon rritet gjate shtatzenise dhe nese del pozitiv, ti je shtatzene. Per t'u pare me eko vaginale vlera e beta-hCG duhet te jete se paku 1000, kurse me eko abdominale se paku 5000.
Uroj te jesh shtatzene! Mos harro te marresh acid folik 400 mcg edhe tash kur akoma nuk e di me siguri se a je apo jo shtatzene.


Jam 32 vjece, kam nje djale 9 vjec dhe kerkoj femije te dyte. Doktori me rekomandoi clomid nga dita e peste e ciklit per 5 dite nga 2 kokrra pra eshte muaji i pare qe perdora. Te fundit i kam pasur me 10 prill dhe mua me vijne 5 dite para por sot eshte data 9 dhe s`me kane ardhur akoma, bera testin sot (ne dreke jo mengjes) dhe me doli negativ. A kam mundesi per shtatzani apo efekti qe perdora Clomid? Faleminderit!