javë pas jave
Përshëndetje
Rreth 50 % të shtatzënave vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Këto probleme zakonisht paraqiten për shkak të ndryshimeve në trupin femëror dhe ndryshimeve hormonale të cilat ndodhin gjatë periudhës së hershme të shtatzënisë. Edhe infeksionet urinare, të cilat janë shumë të shpeshta gjatë shtatzanisë, mund të jenë shkaktar të dhimbjes së shpinës. Gjithashtu ka edhe shumë faktorë të tjerë, të cilët kërkojnë vëmendjen e mjekut. Në periudhën e herëshme të shtatzënisë, është e domosdoshme që të pushosh dhe të flesh mjaftueshëm. Shmang ecjen me këpucë me taka të larta, sepse kjo është e rrezikshme pasi shpina tendoset. Gjithashtu, shmang kohëzgjatjen e madhe të punëve të shtëpisë. Mos harro që veshjet duhet të jenë të rehatshme dhe të gjëra.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Doktoreshe e nderuar! Jam ne javen e tete te shtatzenise, mirepo here pas here kam disa therrje ne shpine, a eshte dicka e rrezikshme qe duhet te brengosem apo thjeshte ndodhe gjate shtatzenise edhe kjo? Ju faleminderit :)