Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha gjatë shtatzënisë

Pershendetje, nje pyetje kam, jam ne muajin e 7 te shtatzenise dhe deri tani kam shtuar afer 16 kg, po problemi nuk eshte qe jam duke e tepruar me ushqim, apsolutisht jam duke ngrene njejte si me pare, edhe thuajse çdo dite eci nga nje ore ose me shume, plus tere diten jam ne levizje nuk pushoj fare? Ku eshte problemi pse po shtoj kaq shume ne peshe? Ju falemnderit.

Erlenisa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Nuk mund të thuhet se një grua ka shtuar apo jo në peshë gjatë shtatzënisë, pa u vlerësuar/llogaritur me formulën e indeksit të masës trupore para shtatzënisë.

Megjithatë, studimet referojnë se shkaku thelbësor i rritjes së peshës trupore gjatë shtatzënisë, është kequshqyerja dhe konsumi i lëngjeve në mënyrë të pa kontrolluar.

Duhet patjetër të rregullosh rregjimin e ushqimit dhe konsumit të lëngjeve. Kontakto specialistin dietolog, për të rregulluar rregjimin ushqimor.

/komuniteti