Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarja në organin gjenital

Pershendetje dr! Gjate diteve te fundit te menstruacioneve dhe pothuajse nje jave pas perfundimit te tyre kam kruarje te madhe organit gjenital, kjo kruarje eshte brenda organit. Nuk e di a eshte si pasoje e pecetave per menstruacione qe po perdori a po mundet te jete dicka tjeter?! Sepse me eshte dasht t'i nderroj llojin e pecetave per arsye se nuk jetoj me ne Kosove! Kam provu edhe ketu qe t'i nderroj pecetat, duke mos i perdore cdo here te njejtat po siduket efekti nuk eshte shume i madh per kete arsye desha ta di a mund te jete problemi nga pecetat apo mund te kete edhe ndonje problem tjeter? Faleminderit per mirekuptim!

Ela Ela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Suhejla

Cikli menstrual, ka bazë hormonale. Si rezultat i këtij ndryshimit hormonal, ndodh ndryshimi i pehashit vaginal, duke favorizuar lindjen e kandidozës vulvovaginale. Ky lloj infeksioni shoqërohet me djegie dhe kruaje. Analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale, vërteton diagnozën dhe orienton mjekun për të dhënë trajtim efektiv.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti