Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mundësia për shtatzëni

Kisha bere nje pyetje edhe me pare per vonesen e ciklit pas abortit, desha te dije se a egziston mundesia te jem shtatzene pasi nuk me ka ardhe ende cikli edhe pas 5 jave qe kisha abort?

Teutta M (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Teuta

Kur aborti kryhet instrumental, zakonisht gjakrrjedhja e ciklit menstrual rikthehet rreth një muaj pas abortit.

Kur aborti kryet me medikamente, cikli ç’rregullohet dhe ditëvonesa është e paparashikuar.

Ndonjëherë vonesa menstruale ndodh edhe për shkak të ndonjë çrregullimi homonal ose të fillimit të një shtatzënie të paplanifikuar.

Prandaj këshillohet, që gruaja pas abortit duhet të mbrohet ndaj një shtatzënie të padëshiruar me metodat e kontracepsionit dhe të mendojë për shtatzëninë e rradhës pas 6-të muajve.

Gjithë të mirat.

/komuniteti