Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit dhe konceptimit

A mund te ndikojne hormonet ne gjatesine e ciklit menstrual dmth ne ditet e menstruacioneve edhe a mund te ndikojne ato edhe ne mospatjen e nje gjakderdhje jo te madhe dmth ne 2 dite e dita e trete vetem llum. A mund te ndikojne te gjitha keto ne mosmbetjen shtatzane sepse jam 30 vjece e po kerkojme prej dy vjetesh te kemi nje femije e ai akoma ska ardhur. Ju lutem me ktheni nje pergjigje. Shume faleminderit.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nivelet hormonale janë thelbësore në rregullshmërinë e menstruacioneve, dhe për shtatzëni. Kontakto një mjek obstetër-gjinekolog, i cili do të rekomandoj analizat e nevojshme si dhe do të vlerësoj qafën e mitrës me vizitë gjinekologjike.

Përpara se të tentosh për shtatzëni, mirë do jetë të bësh këshillim parakoncepsional. Për të mësuar mbi të, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti