Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ekos

Pershendetje dr. Moza... Sic ju kam shkruar edhe me pare doja te me ndihmonit me pergjigjen tuaj. Theksoj se dita e pare e ciklit te fundit eshte 03.03.2012 bera kontroll tek mjeku dhe vertetoi shtatzanine mirepo ne dt 28.04.2012 bera eko dhe rezultatet e saj jane: b f 4.0 mhz g 64%, d 17 cm, prc 15-2 h prs 3, pst 2 dhe doktori pas kesaj eko me tha te shkoj pas 10 ditesh mirepo sot ne mengjes verejta njolla kafe dhe shkova menjehere tek mjeku, me beri ekon dhe tha se embrioni eshte njesoj si tek ekoja e pare dhe dhomeza gestacinale eshte e c'rregullt. Me dha te perdore duphaston 2 * 1 pas buke dhe nese do kem me shume gjakrrjedhje me duhet te paraqitem tek mjeku, por me tha qe ka shume mundesi per abort pasi nuk eshte embrion i zhvilluar. Me fal doktoresh se u zgjata por jam teper e shqetesuar pasi eshte barra ime e pare dhe deshiroj shume te behem nene, sipas atyre qe ju thashe me siper me thoni cili eshte mendimi juaj doktoreshe? Ju pergezoj per pergjigjet qe na jepni, Elona1.

Elona Tace (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elona

Sipas asaj që të ka thënë mjeku, mund të jetë një shtatzëni e ndërprerë. Për të vërtetuar diagnozën, bëj një ekzaminim ekografik te një mjek tjetër dhe nëse edhe ai e konfirmon diagnozën, atëherë mos prit të fillojë hemorragjia, por drejtohu në spital për të vazhduar proçedurat e mëtejshme.

Të uroj fat.

/komuniteti