Diabeti gjatë shtatzënisë
Ari
(15 vite më parë)
E nderuara zonjë.
Diabeti që shfaqet në shtatzëni, tregon që gruaja është e predispozuar për një diabet të mëvonshëm në jetën e saj.
Efektet e diabetit mbi placentën dhe fetusin, ekzistojnë.
Placenta në fund të shtatzënisë mund të paraqitet me peshë të madhe, me ndarje të shumta dhe voluminoze, por mund të ndodhë edhe e kundërta që ajo të jetë mjaft e vogël dhe me ndarje me diametër mjaft të zvogluar.
Tek fetusi shpeshtësia e keqformimeneve fetale, që shkaktohen nga hiperglicemia/diabeti, është më e lartë se tek një grua që nuk ka diabet.
Një ndjekje korrekte e diabetit gjatë gjithë shtaztënisë, dhe lindja me një ekip mjeksor të specializuar për këtë patologji, bën të mundur që shtatzënia të ecë normalisht dhe të përfundojë normalisht.
Jam pak e shqetesuar doktoreshe, tani jam ne javen e 27 te shtatzenise dhe bera analizat per diabetin dhe pasi piva nje tip glukoze qe me dha doktori, pas nje ore qe me mori gjak une e kisha 191 nga 180 qe duhej pastaj pas 2 oresh me moren prape gjak nga 91 qe duhej, e kisha 81 qe ishte ne regull, tani dok me tha qe kam diabetin e shtatzenise dhe me rekomandoi te diabetologu, tani kam takim me diabetologun i cili do me japi dhe dieten e duhur. Kam frike per femijen mos e mer dhe femija, apo s`ka rrezik dhe lexova ne internet qe ne qe na del ne shtatzeni edhe pse ky diabet pas lindjes zhduket, po mund te na shfaqet diabeti pas 20 vjetesh. Frika ime me e madhe eshte se mos i ndodh gje bebit, cfare rrezikon ai dhe nqs une mbaj dieten te cilen do me japi dok mund te jete cdo gje normale? Pres me ankth pergjigjen tuaj flm.