Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë analizash duhen bërë që t`kuptosh autizmin që në shtatzëni?

Autizmi mesa u informava nuk kishte te bente me trashegimi, ishte thjeshte pune fati, gje qe me shqeteson qe nuk ke gje ne dore. Por gjithsesi mund te besh analiza te cilat te tregojne... Sa e sigurt eshte % e ketyre analizave si dhe a ndikon berja e ketyre analizave tek femija? Cfare duhet bere qe te jemi te sigurt qe femija yne sdo jete me autizem? Faleminderit nga zemra.

Mira Bani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mira

Shkaktarët e autizmit nuk janë verifikuar shkencërisht. Konsiderohen si shkaktar të autizmit, problemet gjenetike apo ndryshimet e trurit në fazën e hershme si dhe ndryshimet biokimike në tru. Gjenet si shkaktarë të autizmit, nuk kanë të bëjnë me faktorin prindër, por thjeshtë ato janë të dëmtuara duke shkaktuar sëmundjen.

Për më tepër, duhet të drejtohesh tek mjekët që trajtojnë dhe studjojnë këtë sëmundje.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti