Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Për lëvizjet e bebit

Pershendetje doktor, jam ne javen 23 te shtatzanise, ka disa dite qe levizjet e bebit po i ndjej shume poshte ne fund te barkut, para kesaj bebin e kam ndier shume larte, gati te kerthiza, a duhet te bej ndonje ekzaminim per kete para kontrolles rutinore apo jo? Falemnderit per pergjigjen tuaj.

Melita prishtine (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Melita,

Kur e ke kontrollen rutinore?

Nese te duket se barku te ka rene me poshte eshte mire qe te konsultohesh me mjekun. Ndodh shpesh qe shtatzenat kane ndjesine qe beba ka rene me poshte gje qe mund te nxise dyshimin se ka filluar te hapet kanali i lindjes, por me ekzaminim shihet se qafa e mitres eshte e mbyllur. Megjithate, te rekomandoj qe te konsultohesh me mjekun.

Gjithe te mirat.

/komuniteti