Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është shqetësuese gjakdherdhja shumë e pakët?

Pershendetje, une jam nje vajze 18 vjecare dhe kam nje cikel te rregullt prej 28 ditesh. Menstruacionet ne kane ardhur ne moshen 12 vjecare dhe nuk kam pasur asnjehere dhimbje por kohet e fundit me kane filluar dhimbje te tmerrshme sidomos ne pjesen e poshtme te kembeve aq sa nuk leviz dot dhe detyrohem te mar kafetin menstural. Por ajo qe me shqeteson me shume eshte se nuk kam shume gjakderdhje as ne ditet e para. Me duhet te nderrohem vetem per arsye higjenike por nuk e kam te nevojshme fare edhe sikur te kalojne 2 dite. Nuk e di nese kjo eshte shqetesuese por nuk me eshte dukur normale prandaj po ju drejtohem. (nuk e di nese je nevojitet fakti qe nuk kam kryer marredhenie seksuale).

Ina Mahja (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Nuk është normale të mos kesh gjakrrjedhje, në dy-tre ditët e para të ciklit menstrual. Kontakto mjekun gjinekolog për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe kavitetin uterin me ekzamizmin ekografik. Sipas rezulatatev, ai do të rekomandoj edhe analizat hormonale që duhet të vlerësosh.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti