Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kalciumi në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 21 dhe po perdor hekur (folifer) dhe multivitamin (prenatal) nga nje kokerr ne dite mirepo doja te dija nese mund te marr edhe kalcium vec ketyre se kane filluar e po me prishen dhembet, a mund te me jepni ju nje emer preparati dhe si ta perdore? Dok ime me thote qe multivitamina i permban te gjitha por une sjam e kenaqur nga rezultati. Faleminderit.

Marsela Poci (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsela

Hekuri dhe multivitaminat janë të mjaftueshme për mbarëvajtjen e shtatzënisë. Nuk mund të ndalohet prishja e dhëmbëve me shtimin e sasisë së kalciumit. Dhëmbët e prishur, janë problem i stomatologut, prandaj duhet ta kontaktosh atë për të trajtuar infeksionet e gojës, të cilat mund të ndikojnë në ecurinë normale të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti