Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Reth lindjes cezariane

Doktoreshe e nderuar eshte shtatzania ime e trete qe do te lindi me prerje cezariane si dy lindjet e para, ju lutem sa eshte rreziku tek shendeti i nanes edhe pas lindjes si pasoje e 3 prerjeve, cfare duhet te kujdesem me shume, dhe me intereson te dije me shume rreth menyres se anestezionit gjate lindjes, 2 lindjet e para kam pas anestezion te pergjthshem, tani kam kerkuar te kem anestezion lokal qe ta percjelli lindjen dhe poashtu po frigona me shume kete lindje te shkoj me anestezion te pergjthshem. Si me preferoni ju, edhe pse kam degjuar shume se nenat me anestezion lokal kane dhimbje shpine shume pas lindjes. Faleminderit per kohen tuaj.

Vjollca Krasniqi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca

Lindja e tretë me prerje cezariane, nuk ka asgjë ndryshe nga lindjet e mëparshme me po këtë rrugë. Në praktikën e përgjithshme për lindjet, rekomandohet lindja me anestezi spinale (lokale).

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti