Rreth peshës dhe gjatësisë së bebes
Naze Naze
(14 vite më parë)
Përshëndetje Nazmije
Në fund të javës së 26-të, pesha fetale duhet të jetë mesatarisht për rreth 850 g. Kjo nuk do të thotë se shëndeti i bebit tënd është në vështësi, sepse nëse do ishte kështu, mjeku do të të kishte vënë në dijeni. Përsa i përket gjatësisë fetale, të rekomandoj që të mos e marrësh parasysh gjatësinë e dhënë sepse vlerësimi ekografik për këtë përmasë shpreh gabim të madh.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Miredita doktoreshe, ju faleminderoj per gadishmerine tuaj. Sot isha ne vizite dhe bera eho beben e kisha mire. I kam 26 jave pesha e bebes eshte 750 gram dhe gjatesia e trupit 22.9. A esht normale kjo dr sepse gjatesia e bebes me ka merakosur shume, ne ke mundesi te me tregosh te jam mirenjohese. Ju uroj suksese.