Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ekografia gjate shtatezanise

Pershendetje doktoreshe, Une jam ne javen e 26 te shtatezanise dhe deri me tani qdo muaj jam vizituar te mjeku gjinekolog. Ne te gjitha vizitat mjeku me ka kontrolluar edhe me ultraze qe i bie se deri me tani kam bere gjithsej 5 ose 6 sosh. Me intereson se a mund te kete efekte anesore ultrazeri ne shtatezani dhe sa here gjate shtatezanise preferohet te behen kontrolla me ultraze. Ju falenderoj paraprakisht per pergjijget tuaja.

Iliriana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Iliriana.

Si rregull ekografia e parë për të vërtetuar me saktësi shtatzëninë, bëhet në javën e 7-8.

Në javën e 13-14 të shtatzënisë, me ekografi realizohet ajo që quhet transducenza nukale.

Në javën e 19-20 të shtatzënisë, bëhet ekzaminimi që shërben për të parë zhvillimin e fetusit në tërrësi dhe vlerësimin e anomalive të dukshme të zhvillimit të tij. Ekzaminimi quhet ekografia morfologjike.

Në javën e 37-38 të shtatzënisë, është domosdoshmëri ekografia për të parë pozicionin dhe peshën e përafërt të fetusit.

Por, nuk përjashtohen edhe ekzaminime të tjera ekografike suplementare sipas kërkesave të mjekut obstetër që ndjek shtatzëninë. Monitorimi elektronik fetal, në një numër të madh gjendjesh klinike, përdoret për të vlerësuar rrahjet e zemrës së fetusit.

Deri më sot, nuk ka asnjë studim, i cili të vërtetoj se ekografitë sjellin pasoja të shëndetit të nënës apo të fetusit.

Uroj të lindni një fëmijë të shëndetshëm.

Ghost (15 vite më parë)
Te lutem a mund te me shpjegoni ekzaktesisht se cfare eshte ekografia se kam nje projekt ne biologji dhe me duhet?

/komuniteti