Dhimbjet e shpinës në shtatzëni
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Lina
Dhimbjen që ankon, nëse nuk kanë ardhur nga ndonjë lodhje e pa kontrolluar e ditës, janë normale për shkak të peshës që ka tashmë shtatzënia. Nuk duhet të harrosh se shpesh dhimbjet shkaktohen edhe nga ndonjë infeksion urinar ose lindje para kohe.
Nëqoftëse do të të përsëriten, të rekomandoj të kontaktosh menjëherë një mjek obstetër-gjinekolog.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje dr. Mimoza une jam ne javen e 33 te shtatzanise plus 2 dite, pyetja ime eshte kjo, mbreme gjate nates kam pasur dhimbje shpine ne mes kurrizit pergjate deri poshte ishin ato dhimbje disa sekondshe, por ishin te forta me ndodhi 2-3 here mandej mu ndalen me zuri gjumi... a eshte normale kjo a mund te me tregosh cfare ishin, a kane te bejne me dhimbje te lindjes, pasi eshte lindja ime e pare e ende nuk po di si jane ato apo kur jane, daten e lindjes te perafert e kam me 29 qershor, a ka mundesi te lind para kesaj date une? Periodat e fundit i kisha me 22.09.2011, te uroj gjitha te mirat, shpresoj te marr pergjigje sa me pare.