Shqetësime para menstruacioneve
Edita
(15 vite më parë)
Përshëndetje.
Tek një femër e cila nuk ka lindur, kaviteti i mitrës komunikon me vaginën nëpërmjet kanalit cervical që është tepër i ngushtë. Copëzat e vogla të endometriumit që bien në trajtën e menstruacionit, e kanë mjaft të vështirë daljen nga qafa e mitrës. Ato grumbullohen në kanalin cervical, duke shtypur nervat që nervojnë qafën e mitrës. Kjo shkakton dhëmbje dhe të vjella.
Tek një grua që ka realizuar lindje me rrugë natyrore, kanali cervical është shumë më i gjërë dhe nuk ndodh mekanizmi i mësipërm.
Që të lehtësohet ankesa e mësipërme, mund të përdorësh medikamente që lëshojnë muskulaturën e mitrës.
Pershendetje. Jam 24 vjeqe cikli menstrual zakonisht diten e pare shoqerohet me vjellje...Ku mund te jete problemi? Falemniderit per pergjegjen.